Fasada e një dyqani në fshatin Gjorme në Mamurrasit u qëllua në orët e para të mëngjesit raportoi News 24 fillimisht.
Për këtë ngjarje policia dha njoftimin publik në orët e para të mbrëmjes së të enjtes duke e “harruar” raportimin për publikun.
Dyqani në pronësi të shtetasit F.T 36-vjeç u qëllua me armë ndërsa policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar por nuk jep gjeneralitetet e tij për arsye hetimi.
“Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”-njofton policia.