Rreth 800 kg kokainë me vlerë 150 milionë euro janë gjetur në fshehura në një anije në pronësi greke në Venecia të Italisë.
Mediat e huaja shkruajnë se anija ishte dhe qëndron që nga e enjtja e ankoruar në brigjet e Venecias, ndërsa kishte lundruar nga Santos, Brazil.
Ndërkohë mësohet se mënyra se si droga ishte fshehur në bordin e anijes tregon për një praktikë të zakonshme nga kartelet e drogës, të cilët, me ndihmën e zhytësve, fshehin drogën në shkëmbinj nënujorë pa dijeninë e ekuipazhit apo menaxherëve.
Asnjë, nuk është arrestuar deri tani, ndërsa ende nuk është bërë asnjë koment nga kompania pronare e anijes.