Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani.

Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë.

“Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”, tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve.

“Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters” – dy lloje avionësh luftarakë – kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.

Muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard.