Vendosni fjalën kyçe....

Mediu takim elektoral në Shkodër: E majta po shkatërron familjen, është koha të vlerësojmë kombin tonë


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim elektoral në Shkodër ku mori pjesë dhe kryetari i Bashkisë Bardh Spahia.

Sëbashku me këshilltarët, kjo forcë politike shprehu mbështetjen për z. Spahia, ku ky i fundit dha vlerësimin e vet për mbështetjen e Partisë Republikane dhe alencën ndërmjet PR dhe PD ndër vite theksoi se Shkodra nuk i është dorëzuar dhe nuk i dorëzohet dhunës së pushtetit të Edi Ramës.

Mediu uroi Shkodranët për festën e Fiter Bajramit dhe theksoi rolin e rëndësishëm që ka besimi në Zot, jo vetëm në jetët tona personale por dhe në bindjet dhe sjelljen tonë politike, duke theksuar se e majta po shkatërron familjen.

“Për ta nuk ka histori, tradita.

Patriotizmi dhe shqiptarizmi, këto virtyte që mbajnë cdo komb, janë atavizëm i botës së tyre moderne,

Të flasësh për Shqipëri, Kosovë e komb shqiptar është nacionanalizëm, të flasësh për miqësinë me Vucicin është Europianizëm.” u shpreh Mediu.

Mediu vijoi se duhen thyer tabutë që e shohin poltikanin si zot, duke kujtuar edhe kohën e monizmit kur partia ishte zot mbi zot, duke shtuar se sot pluralizmi politik është zvendësuar me pazarin politik.

Mediu tha se është koha ta vlerësojmë kombin duke e bërë çdo qeveri të punojë për vendin dhe njerzit. Më tej ai siguroi kandidatin Spahia se çdo votë e Partisë Republikane do të jetë për të.

 

“Pyetja është çfarë duhet bërë??

 Së pari të kuptojmë se pa liri, pa pronë dhe pa besim nuk ka jetë

Ne duhet të thyejmë tabutë duke parë si zot politikë dhe politikanë mbi Ne ka është vetëm Zoti  tabutë..

Le ta deklarojmë sa më fortë e ta bëjmë pjesë të jetës dhe qëndrimit të cdo shqiptari se; “Të gjithë kemi lindur të barabartë dhe Zoti na ka veshur me të drejta të patjetërsueshme, si; Liria, Jeta dhe ndërtimi i lumturisë”.

E kaluara e varfërisë, e shtetit monist, administratës politike,

Kohës kur partia ishte Zot mbi Zot, ku kundërshtarët persekutoheshin, nuk është një e kaluar e largët,

 Për fatin e keq çdo ditë po rikthehet dhe kërkon të bëhet përsëri dominante në jetën tonë.

Pluralizmi politik është zëvendesuar me pazarin politik.

Diferenca e ideve është zëvendesuar me sharjen dhe fyerjen.

Qeverisja është zëvendësuar me klanet dhe korrupsionin.

Jeta është bërë pa vlerë, droga dhe krimi zotërojnë rrugë, sheshe dhe janë të lidhura me shtetin.

Është koha për t`a bërë qeverinë të funksionojë, punojë me ne, jo të jetë mbi ne;  për të na qëndruar në krah, jo për të hipur mbi shpinë.  Qeveria mund dhe duhet të ofrojë mundësi, jo t`i mbysë ato.

Është koha që ne të vlerësojmë se; edhe pse jemi një komb i vogël, kemi vlera shumë të mëdha dhe nuk duhet të kufizojmë veten në ëndrra të vogla.

Ai siguroj z. Spahia se cdo votë e Partisë Republikane do jetë votë për kryetarin e Bashkisë Bardh Spahia.” u shpreh Mediu.