Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me banorë është shprehur se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçit ka marrë një përkrahje të madhe.
Meta shkruan se shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.
“Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi në njësinë numër 11.
Shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.
Bashkë me kandidatët për Këshillin e Bashkisë, Iva Çarçiu dhe Ergys Mollaymeri takuam shumë qytetarë të paduruar për Ndryshimin.
Bashkë Fitojmë!”-shkruan Meta.