Ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal edhe në një takim në Përmet ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, ka deklaruar se 14 maji është një ditë jetike për të ardhmen e vendit.
Berisha u shpreh se kudo që ka shkuar nuk ka gjetur një kryebashkiak të PS që nuk ka dorë, që sipas Berishës, janë persona që kanë vjedhur dhe kanë abuzuar me tendera.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama në fushatën e tij vetëm shan opozitën me fjalor banal dhe nuk bën bilancin e punëve të bëra.
“Në të gjithë Shqipërinë nuk kam gjetur një kryebashkiak të PS që nuk ka dorë, kanë përvetësuar tendera, kanë abuzuar dhe kanë vendosur të fundin qytetarin dhe interesat e tij.
Pllakat e sheshit Skënderbej në verë vlon xhezvja e kafes, e kanë bërë tmerr sheshin për të kaluar.
Ka kushtuar më shumë se investimet në një vit në gjithë zonat rurale. 2.3 mld euro.
Janë vjedhur të paktën 70 përqind e vlerës.
14 maji është një ditë vendimtare e jetike për Shqipërinë e shqiptarët.
Nuk është çështja vetëm tek zgjedhja e qeveritarëve vendore, po ka të bëjë me fatet e vendit.
Në fushatë del me një lopatë, hap ndonjë gropë, shan opozitën nga fillimi në fund, atë edukatë ka, përdor një fjalor banal që vetëm një halabak ia lejon vetes sa përdorë, e nuk bën asnjë bilanc. Nuk tregon asgjë që mund të bëjë.
Thjeshtë prezanton një grup njerëzish që kanë vjedhur si ai”, tha Berisha.