Vendosni fjalën kyçe....

Boçi ndan videon me problematikat që ngrejnë qytetarët: Ky është Elbasani që nuk mund të fshihet pas 16 vitesh


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, bashkëngjitur një video ka treguar problematikat e qytetit thënë këto nga qytetarë të ndryshëm.

Edhe në shkrimin e postimit të tij, Boçi ka shkruar se në vend të premtimeve do të duhej një ndjesë dhe largim për dështimin spektakolar të drejtuesve në 16 vite.

“Ky është Elbasani që nuk mund të fshihet pas 16 vitesh! Në vend të fjalëve dhe premtimeve do të duhej një ndjesë e madhe dhe një largim për këtë dështim spektakolar të atyre që kanë drejtuar”, ka shkruar Boçi.