Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha: Mbeturinat në Vorë kudo, edhe pse tenderi i pastrimit është 2.3 milionë euro


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, indrit Hoxha, ka ngritur edhe njëherë problematikën e mbeturinave në këtë qytet.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se edhe pse bashkia ka tenderuar 2,3 milionë euro për pastrimin e qytetit, problematika e mbetjeve vazhdon.

Ai këtë gjë e ka shoqëruar me foto, ku thotë se do anulojë procedurën e pastrimit dhe do dërgojë përpara drejtësisë autorët e kësaj vjedhjeje.

Problematikat e mbeturinave në bashkinë Vorë, nderkohe që bashkia ka tenderuar 2.3 milion euro per pastrimin e qytetit. Do anuloj proceduren e pastrimit dhe do dergoj perpara drejtesise autoret per kete vjedhje nga xhepat e qytetareve te Vorës.” shkruan Hoxha.