Një 26-vjeçar është plagosur në Elbasan pas një përplasjeje me sende të forta.
Përplasja ka ndodhur në bulevardin e qytetit ndërsa i lënduar ka mbetur Kei Piu.
Në vitin 2020 ai i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të Elbasanit, ku mori tre plumba në bark.
Autori i plagosjes së sotme është identifikuar nga policia e cila ka nisur operaconin për kapjen e tij.