Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për Tiranën i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori takim me përfaqësues të ODIHR-it


Kandidati i ‘Lëvizjes Bashkë’ për Tiranën për zgjedhjet e 14 majit Arlind Qori është takuar sot me përfaqësues të ODIHR-it.

Siç shkruhet në faqen e Lëvizjes Bashkë në Facebook, gjatë takimit janë diskutuar pikat e programit e vizioni për Tiranën si nevoja për një plan të ri urbanistik, rikonceptimi i modelit zhvillimor të Tiranës, transporti publik, uji i pijshëm e demokracia pjesëmarrëse.

Po kështu gjatë takimit janë diskutuar edhe sfidat e lëvizjes gjatë fushatës duke nisur që nga procesi i fushatës, pengesa institucionale, buxheti i kufizuar si dhe procesi i numërimit të votave.

“Ditën e sotme patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambientet e selisë së Lëvizjes BASHKË përfaqësuesit e OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR). Diskutimi u përqendrua në vizionin dhe pikat programore të lëvizjes, si nevoja për një plan të ri urbanistik dhe për rikonceptimin e modelit zhvillimor të Tiranës, tranportin publik, ujin e pijshëm, demokracinë pjesëmarrëse etj.

Gjithashtu diskutuam lidhur me sfidat që lëvizja jonë has në procesin e fushatës zgjedhore: që nga pengesat institucionale me të cilat na u desh të përballeshim për regjistrimin në zgjedhje, buxhetin e kufizuar për partitë reja, procesin e numërimit të votave etj. Përfaqësuesit e OSBE u zotuan se do të jenë të pranishëm në procesin e votimit dhe të numërimit të votave, dhe janë të gatshëm për të raportuar çdo parregullsi që vëzhguesit tanë do të evidentojnë gjatë këtij procesi.” – thuhet në shënimin e Lëvizjes Bashkë në Facebook.