Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi dhe goditi në kokë me sende të forta 39-vjeçaren në Vlorë, shpallet në kërkim autori


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Vlorë, kur një 37-vjeçar ka kërcënuar me jetë një grua dhe më pas e ka plagosur duke e goditur me sende të forta në kokë.

Një diskutim ka agravuar në një ngjarje të rëndë në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë.Dy të rinjtë pasi kanë debatuar me njëri tjetrin, për motive të dobëta 37-vjeçari me iniciale  I. Sh., ka kërcënuar dhe më pas ka  dhe ka goditur me një send të fortë në kokë 39-vjeçaren  E. K..

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili është larguar menjëherë pas konfliktit.

Gjithashtu një tjetër i ri është  shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një personi.Policia po vijon punën për kapjen e autorit A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet për të dyja ngjarjet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.