Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar sot sasinë e lekëve që do u shpërndahet partive që marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Fondi i përgjithshëm për 14 parti është rreth 97 milionë lekë të reja, nga të cilat ‘pjesën e luanit’ e merr Partia Socialiste që përfiton rreth 43 milionë lekë të reja.
Partia Demokratike përfiton rreth 5 milionë lekë të reja, Partia e Lirisë 15 milionë lekë të reja.
Më poshtë është lista e partive që përfitojnë fonde dhe sasia për secilën.
Shpërndahet fondi i buxhetit të shtetit për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2023
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
- Partia Demokratike (PD) 4.963.584.24 lekë
- Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
- Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
- Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
- Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
- Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
- Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
- Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
- Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
- Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
- Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë.
Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike.