Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot në Memaliaj, për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Malajn, duke thënë se ky i fundit do i kthejë shpresën Memaliajt.

Meta shprehet i impresionuar, duke e pasqyruar këtë entuziasëm në një postim në Facebook, ku shkruan se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj e ka të sigurt fitoren. Kreu i PL-së thotë se Malaj do i kthejë Memaliajt zhvillimin ekonomik, investimet publike dhe do të ndalë shpopullimin.

 

Postimi i plotë i Metës:

Entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Memaliajt, z. Albert Malaj.

Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre.

I impresionuar nga padurimi i qytetarëve të Memaliajt për Ndryshimin në 14 Maj dhe mbështetja e tyre për kryebashiakun e ardhshëm, Albert Malaj.

Fitore për Albert Malaj që Memaliaj të Ndryshojë, që qyteti i njerëzve të palodhur dhe punëtorë të ketë zhvillimin dhe të ardhmen që meriton.

BashkëFitojmë!