Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Durrës ka denoncuar kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako se po përdor ‘asfalt elektoral’.
Në një reagim nga dega e Rithemelimit, thuhet senëpërrrugët e rrugicat e Durrësit s’ndalen zhurmat e makinerive që shtrojnë ‘asfaltin elektoral’ ndërkohë që nuk ka asnjë transparencë mbi tenderat e bashkisë dhe as sa është buxheti i përdorur.
“Aty ku paaftësia e Sakos mbulohet me asfalt elektoral, ku KQZ flen gjumë dhe SPAK është në dremitje të plotë. Bashkia e Durrësit vijon asfaltin elektoral në Arapaj, Porto Romano, Romanat, Shkallnur. Edhe me këto veprime që janë në shkelje me të dyja kembët të Kodit Zgjedhor, Bashkia i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës, pasi ka shumë zona në të cilat nuk është investuar përgjatë gjithë mandatit, dhe as tani. Kudo nëpër rrugët dhe rrugicat e lagjeve në komunat e Durrësit, zgjohesh nga zhurmat e makinerive të fadromave, skavatorëve dhe rrulave që punojnë për shtrimin e rrugëve me atë asfaltin e hollë elektoral. Durrësi po “Rilind” vetëm në 3 javë para zgjedhjeve vendore. Bashkia sapo i ka zbuluar te gjitha rrugicat e këtij qyteti vetëm këto pak ditë, dhe vetëm në pak orë, “punë mbaruarit” kanë shtruar kilometra me asfalt në trashësinë e cipës së qepës. Qytetarëve ” u serviret” intensivisht asfalti elektoral, duke treguar haptazi nivelin më të ulët të shërbimit të një institucioni vendor, e cila zgjohet dhe gumëzhin nga puna, vetëm pak dite para zgjedhjeve.” – thuhet në reagim.
Më tej opozita u bën thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë me votë partinë që ka shkatërruar Durrësin dhe që i hoqi identitetin.
“Qytetarët e Durrës janë të diskriminuar nga pushteti vendor në të gjithë shërbimet që marrin dhe që duhet të jenë të barabarta për të gjithë. Njëlloj siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme ku u përdorën fondet e rindërtimit për fushatë, në këto zgjedhje për përdoren tenderat për gjelbërim dhe asfalt elektoral. Disa pyetje që vijnë në mendjen e secilit prej nesh kur shohim që rrugët shtrohen pa tabelën e punimeve, pa trasparencë por brënda 4 orësh: Kur u bë tenderimi i asfaltit elektoral dhe sa është buxheti i miratuar? Sa po respektohen standartet dhe kush janë kriteret e përzgjedhjes së firmave që e bëjne këtë asfaltim? Si po behët përzgjedhja e zonave, në bazë të nr të votuesve apo të drejtorave të administratës shtetërore? Si lind gjithë kjo dashuri për zona të caktuara vetëm në kohë fushatash? Ju bëjmë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe në 14 maj të ndëshkojnë me votë partinë që e shkatarroi Durrësin, i hoqi identitetin dhe i la qytetarët në mes të 4 rrugëve duke luajtuar cdo dite me dinjitetin e tyre.” – mbyllet reagimi.