Tirana fiton në Shkodër, titulli një hap më pranë


Tirana ka marrë një fitore të vyer në Shkodër duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Golin e fitores për bardheblutë e shënoi Abazaj në minutën e 44-t të sfidës.

Pas suksesit në transfertë, kryeqytetasit e shohin veten 8 pikë larg  Partizanit të vendit të dytë, që pret  nesër Bylisin në një takim që nuk premton të jetë i lehtë.

Në ndeshjet e tjera, Egnatia e Laçi ndanë nga një pikë ndërsa Teuta fitoi derbin ndaj Erzenit duke u larguar edhe më shumë nga fundi i renditjes.