Vendosni fjalën kyçe....

Alec Baldwin pikaset duke mbajtur armën nga tyta pas të shtënave fatale në sheshin e xhirimit


Alec Baldwin u pa duke mbajtur një armë, por nga prapa, në setin e ri të filmit ‘Rust’ të premten, një ditë pasi akuzat për vrasje të pavullnetshme u rrëzuan kundër tij në lidhje me të shtënat fatale në xhirimet e filmit ku humbi jetën kinematografja Halyna Hutchins në vitin 2021.

Aktori 65-vjeçar ishte i veshur me një këmishë, pantallona gri dhe një pardesy e çizme ngjyrë kafe kur u kap duke mbajtur një pushkë nga tyta në dorën e djathtë në setin e ri të filmit në Montana.

Nuk është e qartë nëse Baldwin po e mban armën në atë mënyrë si një masë paraprake sigurie apo nëse është pjesë e një skene.

Xhirimet e ‘Rust’ u zhvendosën në fermën e filmit Yelloëstone në Paradise Valley në Montana nga Neë Mexico, ku të shtënat ndodhën më 21 tetor 2021.

Xhirimet e ‘Rust’ u ndërprenë në vitin 2021 pasi pistoleta e Baldwin-it qëlloi një plumb të vërtetë, duke vrarë 42-vjeçaren Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza.

Akuzat penale kundër Baldwin nga prokurori i qarkut në Santa Fe, Nju Meksiko, u hoqën të enjten, megjithëse prokurorët më vonë thanë se mund të rifillojnë në pritje të një hetimi shtesë.

Baldwin ishte shprehur prej kohësh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat.