Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ilir Mehmeti në Delvinë ka përballë kushëririn e Ardi Veliut që rëndojnë dosje krimi të pafundme


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ilir Mehmeti për Bashkinë Delvinë, deklaroi se ka përballë rivaline rilindjes së krimit.

Berisha tha se Mehmeti ka përballë kushëririn e Ardi Veliut mbi të cilin rëndëojnë dosje krimi të pafundme.

“Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai” – tha Berisha.