Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, dyshohet se autori e futi motorin në makinë për të humbur gjurmët


Një makinë tip ‘Land Rover’ dyshohet se është përdorur për transportimin e vrasësist të Ardian Nikulajt në Shëngjin të mërkurën.

Makina me targa zviceriane është fiksuar nga kamerat ndërsa dyshohet se autori i vrasjes ka futur brenda saj motorin për të humbur gjurmët.

Ajo është pikasur në fshatin Kukel ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Nikulaj u qëllua me disa plumba në lokalin e tij mëngjesin e së mërkurës.

Ai humbi jetën në vend ndërsa autori i dyshuar ishte i maskuar me maskë mjekësore, kasë motori e jelek fosforishent.

Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin.