Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho është vlerësuar International Classical Music Awards me çmimin “Artistja e Vitit 2023”.
Jaho ka shprehur falënderime për mbështetësit e saj.
“Dua të falënderoj polakët për mikpritjen dhe vlerësimin e tyre. U ndjeva si në shtëpi gjatë gjithë qëndrimit tim atje. Dua të falënderoj jurinë ndërkombëtare të ICMA që më nderoi me çmimin “Artisti i Vitit 2023”. Gjithashtu dua të falënderoj fansat e mi në të gjithë botën dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Dua te falënderoj prindërit e mi për te gjitha sakrificat e tyre dhe te gjithë mësuesit dhe ekipin tim qe me ndihmojnë çdo dite te bëhem me i mire. Kushdo që e kushton jetën drejt diçkaje për të cilën është i pasionuar, nuk punon asnjë ditë në jetë dhe ata janë gjithmonë fitues. Le të punojmë të gjithë së bashku për ta lënë këtë botë një vend më të mirë sesa e gjetëm përmes artit. Ju dua të gjithëve”- tha Jaho.