Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pas 81 vitesh anija e Luftës së Dytë Botërore ku humbën jetën 1000 të burgosur lufte


Një ekip eksploruesish njoftoi se gjeti një anije të mbytur japoneze që po transportonte të burgosurit e luftës kur u përmbys në brigjet e Filipineve në vitin 1942, duke çuar në humbjen më të madhe të Australisë gjatë luftës detare me një total prej 1,080 jetësh.

Mbetjet e ‘Montevideo Maru’ u gjetën pas një kërkimi 12-ditor në një thellësi mbi 4000 metra  – më thellë se Titaniku – jashtë ishullit Luzon në Detin e Kinës Jugore, duke përdorur një automjet autonom nënujor me hidrolokator të integruar.

Nuk do ketë asnjë përpjekje për të hequr artefaktet ose mbetjet njerëzore në shenjë respekte për familjet e atyre që vdiqën, tha një deklaratë të shtunën nga Fondacioni Silentëorld me bazë në Sidnei, një organizatë jofitimprurëse kushtuar arkeologjisë dhe historisë detare.

‘Montevideo Maru’ po transportonte të burgosur dhe civilë që u kapën pas rënies së Rabaul në Papua Guinea e Re. Anija nuk u shënua se mbante të burgosur lufte dhe më 1 korrik 1942, nëndetësja amerikane Sturgeon, pasi përndiqte anijen gjatë natës, gjuajti katër silurë, duke e fundosur anijen në më pak se 10 minuta.

Të vrarët përfshinin 1080 njerëz nga 14 kombe, duke përfshirë 979 australianë.