Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja Doda: PDIU-ja është me veten e saj, Shqipërinë e kauzën kombëtare e çame


Ish-deputetja Mesila Doda pohoi sot se PDIU-ja nuk ka asnjë arsye që të mbetet peng i së shkuarës.

Gjatë një takimi me strukturat në Fier ajo theksoi se PDIU-ja është me veten e saj,me Shqipërinë si dhe me kauzën që përfaqëson, atë të çështjes çame.

Doda ftoi qyterarët që të votojnë anëtarët e PDIU-së në listat e Këshillave Bashkiakë.

“Shoh shpesh minjtë e Facebook që pyesin po ju ku jeni. Unë ju them PDIU është me veten e saj, me Shqipërinë dhe me kauzën që përfaqëson. Kauzën kombëtare dhe kauzën e çështjes çame. Fushata që kemi nisur është nga më të bukurat. Ne kemi pak rrënjë të lashta dhe është çështja çame që na lidh me lashtësinë, Por kemi nisur një histori të re. I gjithë ekipi i shqiptarëve të PDIU ka një moshë shumë të re dhe janë njerëz që na nderojnë. Ne padyshim do kemi mundësi të japim më të mirat në këshilla bashkiakë ku do votohet dhe ku do jenë të pranishëm.” – tha Doda.