Qendra Shëndetësore Paskuqan 2 është jashtë kushteve për të ofruar shërbime cilësore për banorët e zonës.
Në mjediset e jashtme të saj duken qartë shenjat e lagështirës në fasadë ndërsa brenda gjendja është edhe më e keqe.
Suvatë janë të dëmtuara, e po ashtu edhe dyshemeja, shkruan Shqiptarja.
Në godinën dykatëshe ka dy tualete, njëri prej të cilave ka nevojë për zëvendësimin e pajisjeve hidrosanitare.
Po kështu qendra në fjalë nuk ka system ngrohjeje dhe kondicionimi. Qytetarët tregojnë se me stafet mjekësore që shërbejnë në këtë qendër janë të kënaqur, por jo me kushtet e saj.
“S’jam e kënaqur për kushtet jashtë fare. As brenda nuk ka rregull, por megjithatë infermierët dhe mjekët janë shumë të mirë. Kushtet shumë keq, jo mirë. Zgjidhja është ta rregullojnë, të jetë e pastër. Të kesh lezet kur të futesh brenda.” – thotë njëri nga qytetarët.