Gjatë takimit në Elbasan, Kryeministri Edi Rama thumboi kandidatin e opozitës Luçiano Boçin duke thënë se i kujton Lulzim Bashën.
Rama tha se Boçi është më poshtë se Basha duke bërë si kineast me kontratat që lidh duke ditur se nuk fiton.
Hashtag.al. publikoi disa ditë më parë (lexo këtu) një kontratë në parim të Luçiano Boçit me një kompani të pezulluar për nxitjen e investimeve në qytet ku ai konsiderohej në të “kryebashkiaku i ri”.
“Ky Luçi më kujton Lulin, por ky është më poshtë se Luli. E dëgjova që tha para ca ditësh: “Elbasani është një shesh xhirimi natyral”. Tani bënte edhe si aktor. E di që dhe ai nuk fiton, por që bën edhe kontrata. Gjithë ai zdap, Luçi dhe me një ekran nga Bari dhe flet për 400 milionë” –tha Rama.
Më tej Rama premoi se në Elbasan do sillet gara e Formula 1 brenda vitit 2030.
“Do të sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030. Që do të thotë një kulturë të re të sportit. Të gjitha gjërat janë të lidhura me ekonominë. Nuk bëhet fjalë për sport, por për mijëra njerëz që do të vijnë në Elbasan” – tha Rama.