Vendosni fjalën kyçe....

Serbët e Kosovës braktisin masivisht zgjedhjet në veri, marrin pjesë 3.47% e votuesve


Ka përfunduar procesi i votimit në veri të Kosovës. Procesi u braktis masivisht nga serbët e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare në votim morën pjesë 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan Koha.

Ditët e fundit përfaqësuesit e serbëve të Kosovës njoftuan se do kishte një braktisje të votimit.