Aleksandar Jabllanoviç, kandidat i Partisë së Serbëve të Kosovës për kryetar të Leposaviqit, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve të 23 prillit.
Në garë mbeten dhjetë kandidatë, në mesin e tyre vetëm një nga komuniteti serb.
Radios Evropa e Lirë raporton për pjesëmarrje të ulët në votime për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.
Në një vendvotim në Zveçan, ku ka votuar kandidatja për kryetare e kësaj komune, Sllagjana Pantoviç, nuk ka votuar deri më tani askush tjetër përpos saj.
Ngjashëm raportohet të jetë situata edhe në komunat e tjera: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar.