Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vetëvendosje shpall fitoren në dy komuna, PDK në dy të tjera


Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në Mitrovicën Veriore e Leposavic në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit.

Ndërsa në dy komunat e tjera ku u votua, Zubin Potok e Zveçan kanë fituar kandidatët e PDK-së.

Kandidati i LVV-së Erden Atiç ka falënderuar qytetarët për mbështetjen ndërsa ka theksuar se mezi pret të nisë nga puna në shërbim të tyre.

“Kam dal si fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj te gjithë qytetaret dhe ata që kane punu. Komisionarët, vëzhguesit. Po na presin punë të shumta përpara. Apeloj që të gjithë qytetarët të kenë besim në institucionin e komunës dhe te mua si kryetar. Jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur. Jam kryetar i të gjithëve. Me padurim po e presim bashkëpunimin me të gjithë qytetarët, fshatrat dhe komunitetet e tjera.” – ka thënë Atiç.

Në Zubin Potok fitues është shpallur Izmir Zeqiri i PDK-së.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës morën pjesë 3.47 për qind e qytetarëve ose 1567 votues nga mbi 45  mijë qytetarë me të drejtë vote. Zgjedhjet u braktisën nga Lista Serbe që e kishte njoftuar masën ditë më parë.