Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Asamblenë Parlamentare të KE: Shpresojmë pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës


Ish kryetari i Partisë Demokratike, deputeti Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në një postim në Facebook Basha ka postuar një foto me deputetët kosovarë, Arben Gash dhe Besnik Tahiri, teksa tha se presin me shpresë që Komuniteti i Ministrave të vendosë mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës” shkruan Basha në postimin e tij.