Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për turin e tij: Banorët e qyteteve të jugut presin me padurim 14 majin të firmosin ndryshimin


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku pohoi se dje mbylli turin elektoral në bashkitë e jugut, duke e cilësuar tur të suksesshëm.

Berisha shprehu se qytetarët që ai takoi në qytetet e ndryshme të jugut presin me padurim 14 majin për të bërë ndryshimin.

Mandej Berisha në fjalën e tij përmblodhi një sërë punësh të këqia a të pamabaruara që sipas tij janë nëpër këto qytete, duke hedhur njëkohësisht akuza edhe mbi kryebashkiakët.

Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies.

Kudo të shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes së pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive.

Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur. Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike. Mafia e Durrësit, po humbet falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin Alket Hysenin. Ky i fundit ka marrë përsipër, a mund të imagjinoni ju, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Misioni kryesor i mafiozit Alket Hyseni është ky. Ai ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë edhe një aferë, përkundrazi përkushtimi dhe aftësia e tij kanë fituar zemrën dhe mendjen e qytetarëve të Sarandës. Përfaqësuesin e mafies së Durrësit nuk e kishin dëgjuar kurrë. Ai shkonte si një hije nate në Durrës. I tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore; të mbronte pronat e grabitura.

Kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti, kandidati i fitores, i ‘Bashkë Fitojmë’ një qytetar i shkëlqyer. Rivali i tij është vëllai i një të dënuari për kokainë dhe kushëriri i Ardi Veliut. Dosjet e Ardi Veliut janë edhe më të rënda. Jugun kanë vendosur që darën e madhe të mafies ta shtrëngojnë dhe më shumë, por Delvina është e zjarrtë, do fitojmë! Ça by-passi ka Tepelena? Është rruga që ka ekzistuar. Një neveri. Ujësjellësi është ai që kam lënë. Tepelenasit janë pa ujë se nuk është bërë asnjë investim. Jugu po shkretohet me shpejtësi të madhe. Në jug konstatova se socialistët urrenin rilindjen, si një sekt hajnie. Zoti Maneka, njeri me projekte serioze. Kostatova se Rama kishte nisur terrorin, kishte angazhuar Policinë Bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Kandidatët e primareve do të jenë kandidatët e fitores. Libohova. Ata e panë se ça kishte bërë Rama me ndrikull sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre në Libohovë dhe kishin vënë kandidatin e tyre. Kumbaros nuk i thonë më Kumbaro, por Mirela sherri, që vuri familjet në sherr.

Elira Kokona sekretare e përgjithshme e saj për vite të tera, mbronte si avokate paditësit e shtetit dhe ndante paratë në atë kohë me ‘Mirela Sherrin’ (Kumbaron) dhe më pas me Ramën dhe Agaçin”, tha Berisha.