Vendosni fjalën kyçe....

Cara: Zona e Plazhit në Durrës gjeneron më shumë të ardhura por nuk merr investime, premton ndërtimin e gjimnazit


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara gjatë një takimi me banorët e lagjes 13 diskutoi për problematikat që hasin ata.

Cara thotë se zona e Plazhit gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë por që nuk janë kthyer në investime për komunitetin.

Cara premtoi ndërtimin e një gjimnazi dhe shërbime për banorët dhe subjektet tregtare.

“Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.

Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që  çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.

Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.

Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!

Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Bashkë për Durrësin!

Qyteti je ti!”-shkruan Cara.