Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori takime në Institut: Folëm për programin, qytetarët na inkurajuan


Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Tiranën Arlind Qori e një grup aktivistësh të kësaj lëvizjeje kanë zhvilluar takime në lagjen e Kamzës, ‘Institut’ pasditen e sotme.

Në një shënim në Facebook, Lëvizja Bashkë shkruan gjatë takimit me qytetarët kanë shpjeguar pikat e programit ndërsa theksojnë se pritja e tyre ka qenë shumë e mirë e përkrahëse.

Gjatë takimeve në Institut, Qori është takuar edhe me punonjëset e një fasonerie duke theksuar se Lëvizja Bashkë është e vetmi subjekt politik shqiptar që ngre zërin për të drejtat e punëtorëve.

“Ecim bashkë në Institut. Sot një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË ishte në lagjen e Institutit (Kamëz) për të përhapur idetë dhe programin tonë për Tiranën. U takuam me qindra qytetarë e sipërmarrës të vegjël, duke hyrë në çdo tezgë e dyqan. Pritja e qytetarëve ishte shumë e mirë dhe inkurajuese. Pas orës 3 u takuam edhe me shumë punëtore fasonerie, të cilat linin punën. Përveç programit tonë për Tiranën, u kujtuam se Lëvizja BASHKË është i vetmi subjekt politik shqiptar që ngre zërin për të drejtat e punëtorëve. Rrugën vajtje-kthim e bëmë me autobusin e Kamzës, shërbimi në të cilin ishte mjaft më i mirë se në linjat që janë licencuar nga Bashkia e Tiranës. ArlindQori NR.1, LëvizjaBASHKË NR.36, BashkëPërTiranën.” – shkruhet në shënimin e ‘Lëvizjes Bashkë’.