Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i opozitës për Kamzën Arjan Hoxha: Ftoj Rakip Sulin në debat, Rama po kërcënon qytetarët


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Kamzën, Arjan Hoxha, e ftoi në debat publik kundërshtarin, kryebashkiakun socialist Rakip Suli.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ai tha se kryeministri Rama po përpiqet të frikësojë qytetarët në mënyrë që të marrë sa më shumë vota që të jetë e mundur.

Hoxha u shpreh gjithashtu i bindur në fitore më 14 maj.

“Unë e kam ftuar dhe e ftoj kundërshtarin me 6 % të votave për të ballafaquar në një debat publik me Rakip Sulin. Nëse ai do të vinte në debat do t’i bënte nder të gjithë qytetarëve të Kamzës sepse duhet të vlerësojnë vizionet dhe projektet tona për të zhvilluar qytetarin dhe komunitetin. Raportet me Ramën pasi të fitoj me Ramën është institucion dhe unë e respektoj atë institucion pavarësisht se kush ulet në zyrë. Kryeministri është i detyruar që të bëjë një shpërndarje të drejtë të buxhetit për të gjithë kryetarët e bashkisë pavarësisht se cili krah i përket. I garantoj qytetarëve këtë gjë, jemi fitues sepse ai në këto bashki ai po bën shantazh për të intimiduar qytetarët që të kthejë sa më shumë vota të mundet.” – tha Hoxha.