Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi ka ironizuar mbrëmjen e sotme kandidatët e PD-së që drejtohet nga kreu i komanduar Alibeaj duke thënë se nuk ka do kenë asnjë ndikim në garën për Tiranën ndaj Belind Këlliçit.
Gjatë një interviste me gazetaren Pranvera Borakaj ajo tha se kandidatët e Alibeajt janë mbështetës të qeverisë e financohen nga kryeministri Rama ndërsa ironizoi se situata e krijuar me ta ‘nuk ka mendere ku të rrijë’.
Kryemadhi tha gjithashtu se pas 14 majit, ata nuk do i hyjnë më në punë Ramës dhe uk do kenë asnjë mbështetje financiare.
“Qytetarët janë të zgjuar për ta kuptuar. Ai që është kundër qeverisë do votojë kundër qeverisë. Ai që do të shkojë t’i bëj nderin selisë së vulës, është gjë që nuk do shkonte të votonte edhe po mos kishte kandidatë. Është votë ose e subvencionuar me para ose s’do votonte. Kjo e ka zero efekt tek vota e Belind Këlliçit. Në Mallakastër të gjithë e dinë që është personi që merr më shumë tendera nga qeveria. Edhe pastrueset në privat janë hequr nga puna nëse votonin kundër Edi Ramës ose Erion Veliajt.
Tani kundërshtarja e Armando Subashit qenka drejtoreshë në spital. Pra, nuk ka mendere ku të rrijë i themi ne. Apo Agron Kapllanaj që fiton me miliona euro dhe është kandidati përballë opozitës. Por kjo është zgjedhja e tyre. Mirë ishte po mos kishin nxjerrë kandidat. Por kjo do jetë një fund i tmerrshëm që pas 14 majit nuk do i hyjnë në punë as Ramës, as Veliajt as Subashit. Dhe financiarisht nuk do mbështeten më.” – tha Kryemadhi.