Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim në Korçë kërkoi mbështetjen për kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Alolli në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Mediu kërkoi bashkimin për të arritur ndryshimin.
Në 14 maj është momenti kur shqiptarët do i thonë jo të keqes, shtoi Mediu.
“Është ora e shqiptarëve të cilët nuk pranojnë poshtërimin dhe përbuzjen. Jo është luftë për të fituar me të keqen, përballja për t’i dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit e korrupsionit. Të bashkohemi, Të shkelmojmë të keqen, të bëjmë ndryshimin. Të shohim brenda nesh dhe të vlerësojmë dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Asnjëherë të mos dorëzohemi, 14 maji është momenti kur shqiptarët i thonë jo të keqes.”- thotë Mediu.