Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Gratë dhe vajzat do mundësojnë ndryshimin


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë pamje nga takimi me gratë e Njësisë nr.9 në Tiranë.

Meta shkruan se pas tre javësh do të ndodhë ndryshimi dhe gratë dhe vajzat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë do të jenë të parat që do e mundësojnë.

Si sot tre javë, Ndryshimi do të ndodhë.

Këtë betejë për Ndryshim në radhë të parë do ta bëjnë të mundur nënat, gratë dhe vajzat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Këtë besim ndamë në takimin e djeshëm me gratë dhe nënat e Njësisë nr. 9 të Tiranës”-shkruan Meta.