Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Mos përfshirja e emrit të Berishës në fletën e votimit nuk ndikon në fitore


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Kolegjit për të mos përfshirë emrin e Sali Berishës në fletën e votimit për këshillat bashkiakë, nuk do të ndikojë në fitoren e koalicionit të djathtë.

Meta theksoi se kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 14 majit janë të konsumuar dhe një pjesë e tyre për burg.

Zero ndikim do të ketë te votuesit lojërat që bën Rama me panikun e humbjes që ka për 14 majin me cic mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor. Është zgjedhje e forcave politike të koalicionit që të paraqiten me një emër. Nuk ka qenë një kërkesë e Berishës, ka qenë një kërkesë e kryetarëve të tre forcave politike për të qenë emri i Berishës meqenëse e kanë pasur të domosdoshme të ketë një emër. Të gjitha këto lojëra nuk ka qytetar të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën. Ai ka ca kandidatë kukulla të konsumuara, që kanë firmosur për të vjedhur dhe për të ndarë plaçkën. Një pjesë të kandidatëve i ka çuar në burgje e prokurori, të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të skandaleve të mëdha, të tjerë presin radhën. Të gjithë e dinë që në Tiranë kandidati i opozitës është Belind Këlliçi që fton kandidatin e PS-së në debat dhe Rama e fsheh atë”, tha Meta.