Vendosni fjalën kyçe....

Rama ‘interviston’ mjekët që e operuan, kirurgu: Fakti që zgjodhët spitalin publik, tregon se është rritur besimi


Kryeministri Rama ka ‘intervistuar’ ekipin e mjekëve që e operuan nga apendiciti pak ditë më parë.

Të ftuar në podcast-in e kreut të qeverisë ishin mjekët Arben Gjata, Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lilaj e Saimir Kuçi.

Gjatë bashkëbisedimit, mjeku Arben Beqiri thotë se fakti që kryeministri zgjodhi të operohej në spitalin publik, tregon se besimi ndaj sistemit shëndetësor publik është rritur.

Ndërkohë mjeku Arben Gjata rrëfeu deklaratën e para disa muajve të mjekut personal të ish-presidentëve Bill Clinton e George W. Bush, sipas të cilit standardet e spitaleve shqiptare janë njësoj me ato amerikane.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Rama: Për një person të vetëm, privilegj, për pozicionin që kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm.

Mjeku Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme por pacientët janë njësoj.

Kryeministri Rama: Përpara se të largoheshit erdhët tek shtrati dhe më dhatë dorën, më thatë se ne kemi operuar shumë ministra, figura të larta publike por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Mjeku Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësojnë një forcë tjetër politike, tregon se kjo është një pjesë e emancipimit dhe rritjes së besimit.

Mjeku Arben Gjata: Jo më pak se para disa muajsh, një miku ynë amerikan që ka ardhur në Shqipëri që nga ’91, Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George W. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë them. Tha ‘Po ta them edhe me zë të ulët se standartet i keni njësoj’.