Një sasi tritoli ka shpërthyer pas mesnate në një lokal në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fermentimit”.
Tritoli është vënë në lokalin e shtetasit F.K 45-vjeç.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve“-njofton policia.