Në një njoftim tronditës të hënën në mëngjes, Fox News njoftoi se prezantuesi kryesor Tucker Carlson po largohet nga rrjeti.
“Fox News Media dhe Tucker Carlson kanë rënë dakord të ndahen”, tha rrjeti në një deklaratë.
“Ne e falënderojmë atë për shërbimin e tij ndaj rrjetit.”
Njoftimi erdhi më pak se një javë pasi Fox News zgjidhi një padi për shpifje të ngritur nga Dominion Voting Systems, e cila kishte paditur rrjetin për pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020, për 787.5 milionë dollarë. Carlson ishte në mesin e disa personaliteteve të Fox që pritej të dëshmonte.
Shumë nga mesazhet private të Carlson u publikuan në mocionet e paraqitura nga Dominion, duke zbuluar se prezantuesi ishte skeptik ndaj shumë prej pretendimeve për mashtrime zgjedhore të bëra në transmetim nga avokatët e lidhur me Trump, Sidney Powell dhe Rudy Giuliani.
Por ishin komentet e Carlson për menaxhimin e Fox, siç u zbulua në rastin Dominion, që luajtën një rol në largimin e tij nga Fox, tha një person i njohur për The Washington Post Post.
Carlson nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi që kërkonte koment për largimin e tij.
Emisioni i tij i fundit ishte të premten e kaluar, më 21 prill. Rrjeti tha se koha në transmetim e Carlson do plotësohet në mënyrë të përkohshme nga ‘personalitete të rradhës të Fox Neës derisa të emërohet një moderator’.
Carlson iu bashkua Fox News si kontribues në vitin 2009. Ai shërbeu si bashkëprezantues i shfaqjes së fundjavës ‘Fox & Friends Weekend’ nga viti 2012 deri në 2016.
Në vitin 2022, ‘Tucker Carlson Tonight’ kishte mesatarisht 3.32 milionë shikues total dhe mori audiencën më të madhe në të gjitha lajmet kabllore me demografinë e lakmuar të moshës 25 deri në 54 vjeç.
Kolegët e tij të Fox News mbetën të shtangur nga largimi, i cili dukej i paqartë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Washington Post