Vendosni fjalën kyçe....

Vendi kryesor prodhues i litiumit do shtetëzojë industrinë


Presidenti kilian Gabriel Boriç ka njoftuar se industria e madhe e litiumit në vend do vihet nën kontrollin e qeverisë në një përpjekje për të nxitur ekonominë dhe për të mbrojtur mjedisin.

Kontratat e ardhshme të litiumit do lëshohen vetëm si partneritete publike-private me kontrollin shtetëror, shpjegoi Boriç javën e kaluar, duke vënë në dukje se qeveria nuk do ndërpresë kontratatnë fuqi, por se kompanitë duhet të jenë të hapura për pjesëmarrjen e shtetit përpara se të skadojnë kontratat e tyre.

“Kjo është mundësia më e mirë që kemi për të kaluar në një ekonomi të qëndrueshme dhe të zhvilluar. Ne nuk mund mundemi ta shpërdorojmë atë”, tha udhëheqësi kilian gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit.

Kili mban rezervat më të mëdha të litiumit në botë dhe është prodhuesi i dytë më i madh i metalit globalisht. Bateritë e litiumit janë jetike për shumicën e pajisjeve elektronike të konsumit dhe automjeteve elektrike (EV). Për më tepër, litiumi konsiderohet të jetë një ‘shtyllë për ekonominë pa lëndë djegëse fosile’ nga Kombet e Bashkuara, e parë si mënyra kryesore për të ruajtur energjinë në rrjetet e pastra të energjisë në të ardhmen.

Lëvizja e qeverisë kiliane vjen si një sfidë e re për prodhuesit globalë të automjeteve elektrike, të cilët janë përpjekur të sigurojnë materialet e baterive mes përpjekjeve të vendeve për të mbrojtur burimet e tyre natyrore.

Në vendet fqinje të Trekëndëshit të Litiumit – Kili, Argjentina dhe Bolivia – qeveritë kanë kërkuar gjithashtu një aksion më të madh të sektorit publik në minierat e metalit, me plane për të zhvilluar sektorin e tyre të baterive të litiumit.

Diku tjetër, Meksika shtetëzoi depozitat e saj të litiumit vitin e kaluar dhe Indonezia ka ndaluar eksportet e mineralit të nikelit, i cili është gjithashtu një material kyç i baterive.