Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama i ka premtuar Rusmajlit të bëhet Avokat Populli prandaj merr vendime kundër nesh


Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Log” në Panorama TV ka folur për shkarkimin e Ilir Rusmajlit nga posti i zv/kryeministrit në kohën kur ai drejtonte qeverinë dhe qëndrimet që ky i fundit mban në KAS pro shumicës socialiste.

Berisha u shpreh se Rusmajli mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.

“Sali Berisha është Sali Berisha. Ai sillet në këtë mënyrë sepse është larguar për korrupsion nga detyra e zv kryeministrit. I kam thënë paraqit dorëheqjen por largimi i tij ka qenë vendim i prerë i Sali Berishës ndaj një njeriu që shkeli në mënyrë flagrante dhe korruptive ligjin. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmajlit. Dhe drejtori e regjistron. Kur e kërcënonte me të vëllanë zv kryeministër. Kjo është historia. Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin. Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmajli në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit. U ktheva, ai mori një shkarkim”, tha Berisha.

Sipas Berishës, të gjitha veprimet e Rusmajlit në drejtim të tij bëhen për shkak se Rama i ka premtuar se do ta vendosë në krye të Avokatit të Popullit.

“Kjo është vepër e Edi Ramës sepse i ka premtuar që do ta bërë Avokat të Popullit. Kanë rënë dakord që ai të marrë këto vendime dhe ta çojë në krye të Avokatit të Popullit”,-deklaroi Berisha.