Vendosni fjalën kyçe....

Kapja e 137 kg kokainë, Apeli lë në fuqi dënimin 8.8 vite burg për Gentian Malindin


Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 8 vjet e 8 muaj burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori.

Malindi u fajësua për ‘trafik lëndësh narkotike’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’. Ngjarja për të cilën u dënua Malindi ka të bëjë me një sasi droge të kapur në shtator 2019. Kokaina ishte fshehur në një kontejner të nisur nga Ekuadori me destinacion final portin e Durrësit.

Prania e saj në kontejner u zbulua nga autoritetet dhe gjatë transitit në Portin e Pireut në Greqi, sasia u zëvendësua me oriz. Për të njëjtën linjë trafiku më herët janë dënuar me nga 18 vite burg Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.