Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë në Elbasan


Kandidati i opozitës për Elbasanin, Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij, Blerina Boçi,  ketë të mërkurë e kthyen shtabin elektoral të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në një hapësirë dedikuar dhurimit të gjakut.

Një ekip mjekësh të njohur kryesuar nga Dr. Ilir Alimehmeti ishin të pranishëm gjithashtu. Sipas mjekëve, Elbasani dhuron gjak dhe mban me shpresë të sëmurët në shumë qytete, përfshi Fierin dhe Lushnjën. Kryqi i Kuq është një partner i paçmuar për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Për këtë arsye, shtabi zgjedhor dhe mbështetësit e fushatës së kandidatit të opozitës Luçiano Boçi dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.