Vendosni fjalën kyçe....

MASHTRIM ORDINER – Zyrtarja e Partisë Demokratike falsifikon foton e Evi Kokalarit


Adriana Kalaja, zyrtarja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka falsifikuar foton e Evi Kokalarit.

Ka qenë vetë Kokalari që ka demontuar falsifikimin e fotografisë duke publikuar atë realen.

Në foton e kandidates për Këshillin e Bashkisë së Tiranës për koalicionin “Bashkë Fitojmë” shihej Evi Kokalari krah Erion Veliajt.

Ndërsa vetë Kokalari në foton e pa montuar shihet me një person tjetër që s’është Veliaj.  

“Si mundet që Kryetarja e Gjykatës së PD-së së Rithemelimit, me vetëdije të plotë të ndajë foto të fallcifikuara, mbasi ka nisur një fushate direkte ndaj atyre që kanë dhënë ndihmë reale me foltoret?

Çfarë llumi është mbledhur në atë parti? Dhe si e lejojnë këtë Albanrat, Flamurët dhe vetë Berisha?

Jam pa fjalë për këtë nivel”-shkruan Kokalari.