Vendosni fjalën kyçe....

Mediu takim në Devoll: Pushteti po përdor çdo mënyrë për të kontrolluar zgjedhjet, shkelmoni të keqen


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar ditën e sotme një takim elerktoral në Devoll, ku tha se pushteti po përdor çdo mënyrë të imponojë dhe të kontrollojë zgjedhjet.

Mediu tha se ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë me shantazhe nga më të ndryshmet, mbi punën, biznesin apo dhe pronën.

Mediu ju kërkoi të pranishmëve të bëjnë ndryshimin në 14 maj dhe të shkelmojnë të keqen.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, në fjalën e tij theksoi se Devolli është lënë jashtë vëmendjes të pushtetit qëndror.

 

“Pushteti po përdor cdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet.

Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë:

-Duke kërcënuar për largim nga puna

-Duke kërcënuar për shkatërrim biznesi

-Duke kërcënuar për grabitje prone

Duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj

Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje, është në shitje, jeta, liria dhe diniteti ynë.

Shumë nga frika si asnjëherë tjetër druhen të dalin hapur, disa të tjerë nga frika e varfërisë dhe pushtetit, apo zelli i korrupsionit bejnë presion dhe shesin gjithshka.

Pluralizmi politik është zëvendesuar me pazarin politik.

Diferenca e ideve është zëvendesuar me sharjen dhe fyerjen.

Qeveria shkon përpara në interesat e saj, por  duke lënë mbrapa shqiptarët pa shpresë, që zvarriten në pamundësinë për të ndërtuar lumturinë e tyre, mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre, ata dhunohen çdo ditë, skandali zëvendëson skandalin, e keqja është bërë dominante, hajdutëria shihet si vlerë, sharlatanizmi si kualitet, e mira dhe njerëzorja shihet si dobësi.

Shkelmoni të keqen që ju pengon, respektoni të mirën që ju vlen. Tregoni që jeni, dini dhe bëni ndryshimin. Shihni tek njerëzit e politikës, njerëzit e gabueshëm, shihni brenda jush dëshirën e pagabueshme të dashurisë dhe lumturisë.

Të ngremë lart rolin tonë si individ, të mbrojmë familjen si themeli i shoqërisë sonë,  të vendosim drejtësinë mbi pronën.” tha Mediu.