Vendosni fjalën kyçe....

Salianji ironizon Gjylametin në emision: S’ke nivel të debatosh me mua, falëndero mediat që të ftojnë


Deputeti i PD-së Ervin Salianji u përplas me deputeten e PS-së Blerina Gjylameti mbrëmjen e djeshme duke e thumbuar se e çojnë sa andej-këtej në fushata sepse nuk dinë ku ta ngecin.

Të dy ishin të ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews.al ku Salianji i tha se ajo nuk ka nivel për të debatuar me të dhe se duhet të falënderojë drejtuesen e emisionit që e fton.

“Unë nuk jam një zar i një partie, nuk jam një njeri që nuk kam një mendim timin. Për nivelin tuaj meqenëse je zonjë unë nuk po të flas, por mund të të flas shumë mirë. Mund të të flas nga Pogradeci dhe nga gjithë elementët e tjerë. Të flas mirë zonjë për nivelin se ku, por mos hyr te këto se çfarë niveli. Nëse është çështje niveli, në debat unë me zor të pranoj ty, e kupton? Pra duhet të falënderosh Erlën edhe këta që vjen.” – u shpreh Salianji.

Ndërkohë Gjylameti iu përgjigj që të mos e ruante për fakin se ishte zonjë ndërsa shtoi se nuk priste që debate me Salianjin të kishte nivel  dhe se komentet e tij vijnë për shkak të mungesës së argumentit.