Vendosni fjalën kyçe....

Akademia e futbollit të Man.Sitit e pranishme edhe në Durrës, firmoset marrëveshja edhe në prani të Alabbar


Akademia e klubit anglez të Man City ka firmosur marrëveshjen për ngritjen e qendrës për futbollin e fëmijëve në Durrës.

Marrëveshja është reklamuar nga kryeministri Edi Rama.

I pranishëm për firmosjen e marrëveshjes ka Mohamed Alabbar i cili ka marrë edhe koncesionin për ndërtimin e marinës së Durrësit.

Akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.

Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”-shkruan Rama.