Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbron ‘gishtin e mesit’ të Këlliçit: Meritojnë shumë më tepër, të isha unë nuk dihet çfarë mund të nxirrja


Në daljen e tij për mediat, ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij nuk shfaqi asnjë kritikë për Belind Këlliçin, i cili nxori gishtin e mesit në postterin e tij me argumentin për të goditur korrupsionin, por mori shumë reagime nga mediat dhe komuniteti.

Berisha tha se ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër, duke shtuar se po të ishte ai në vend të Këlliçit nuk dihet se çfarë mund të nxirrte.

 “Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ata që vjedhin qytetarët meritojnë çdo formë diskreditimi, ata që mbrohen nga Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak, meritojnë çdo gjë tjetër. Pastaj çdo njeri duhet të marrë parasysh, një i ri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ti ç’mund t’i nxirrja unë atyre. Më duket pak ajo të them të vërtetën”, tha Berisha.