Vendosni fjalën kyçe....

‘Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë’ – Këlliçi ndryshon posterin e fushatës


Belind Këlliçi ka ndryshuar posterin e fushatës së tij, ku shfaqej me dy gishtat e mesit lart, pas reagimeve të shumta.

Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

Posteri i fushatës me dy gishtat e mesit lart, që shoërohej me sloganin: “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë” solli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ai u dënua gjithashtu nga disa shoqata si Urdhri i Psikologëve, Aleanca Kundër Gjuhës së Urrejtjes, Linja e Këshillimit pë Gra e Vajza si dhe nga xhamitë e Tiranës ndërsa u ironizua edhe nga kundërshtari i Këlliçit në Tiranë, kryebashskiaku Veliaj, kryeministri Rama e deputetë të PS-së.

Ndërkaq shefi i marrëdhënieve me publikun në PD, Alfred Lela, pohonte se posteri në fjalë është guxim politik prej këtij të fundit.