Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja për Tiranën Lajla Përnaska takim me gratë e vajzat: Zero taksa për tre vitet e para të sipërmarrjeve nga femrat


Lajla Përnaska, një nga kandidatët për Bashkinë Tiranë në  zgjedhjet e 14 majit është takuar me gratë e vajzat e kryeqytetit duke paraqitur disa nga pikat e programit të saj për këtë kategori të shoqërisë.

Ajo tha se prioriteti kryesori saj  është fuqizimi ekonomik i grave e vajzave përmes lehtësimit të hapjes së një sipërmarrjeje duke zeruar taksat në tre vitet e para të punës.

Përnaska tha gjithashtu se bashkia do u ofrojë shërbim falas me ndihmë ligjore e ekonomikë për sipërmarrjet e tyre  ndërsa theksoi se do ketë skema të mbështetjes profesionale për to.

Prioritet i parë është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës. Me kërkesë të vetë zonjave, Bashkia do ofrojë shërbim falas me zyrë asistence ligjore dhe ekonomike për aktivitetin e tyre të sipërmarrjes. Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare.

Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale. Hapja e një tregu falas  për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre. Lehtësimi i procedurave për strehimin e grave në nevojë dhe rritja e buxhetit për këtë kategori, (jo fonde për inceneratorët). Koncepti i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që të mbështeten direkt me grante sipërmarrëset vajza. Në një pikë tjetër është mbështetja e grave dhe vajzave në nevojë” – tha Përnaska.