Liverpooli ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme dhe mjaft të vështirë në udhëtim ndaj West Hamit.
“Reds” mposhtën “Çekanët” me rezultat 1:2, në një përmbysje rezultati
Paqueta kaloi vendasit në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes, para se Cody Gakpo të barazonte shifrat gjashtë minuta më pas.
Goli i fitores erdhi në minutën e 67-të, kur Matip me kokë realizoi.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 53 pikëve në pozitën e gjashtë, gjashtë më pak se Manchester United e Newcastle që gjenden në pozitën tre, respektivisht katër.
Në anën tjetër, West Hami mbetet i 14-ti me 34 pikë të grumbulluara.